Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Turp dhe faqia e zezë”, e larguan nga detyra, drejtorit të kompanisë së naftës nuk i del e keqja: Ishte e turpshme dhe fyese, po iki me një peng…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inxhinier Vladimir Marku ka reaguar pas largimit të tij nga pozicioni i drejtuesit të një prej qendrave të nxjerrjes së naftës në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Marku shprehet se nuk i vjen keq pqe largimin, por për mënyrën e turpshme dhe fyese që u hoq nga puna.

Gjatë gjithë kësaj kohe në krye të detyrës inxhinieri thotë se është përpjekur që të bëntë më të mirën dhe në periudha të vështira, siç ishte ajo e pandemisë.

Pavarësisht të gjitha sfidave, vështirësive financiare që kjo kompani ka kaluar për shkak të mos shitjes së naftës, marku shton se falë bashkëpunimit me kolegët ja dolën.

Sipas Markut arsyeja e largimit të tij nga detyra ishte  për faktin se disa puntorë kishin munguar dhe kjo është diçka e turpshme sipas tij.

Postimi i plotë:

Te nderuar kolegé!

Akt qytetarie t’ju shpreh disa fjale per largimin tim nga pozicioni drejtuesit te njeres prej qendrave me te vjetra te nxjerjes se naftes  ne vendin tone.*Nuk me vjen keq per largimin tim, pasi jam i qarte qe profesion  drejtor nuk ka, por menyra ishte e turpshme dhe fyese per personin tim*.U mundova qe te beja me te miren, se sa ja arrita kete e vleresoni ju te nderuar kolege!Drejtova ne nje situate teper te veshtire si per shkak te “pandemise” po ashtu te veshtiresive financiare qe ka kaluar kompania, per shkak te mos shitjes se naftes.Fale nje bashkepunimi te mire me koleget,: ja dolem qe te arrinim tregues ne prodhim qe nder vite nuk jane realizuar .Perkushtimi im ka qene maksimal duke qene dite e nate i lidhur me problematikat qe kishim duke i dhene zgjidhjet me efikase.Nuk e themi se bera idealen,  nuk po mburremi,  detyren kam bere, duke shfrytezuar te gjitha aftesit e mija teknike- profesionale  te perfituar gjate shpimit te 350 puseve te naftes, ne r.nentokesor, operator studimi etj.

QPN Kucove e  vleresova si shtepin time:Motoja ditore ishte: çdo dite te beja nje gje te mire dhe jo çfare do  te vjedh sot

Shfrytezova te gjithe kredibilitetin tim per te mbajtur puset ne pune.

Kolege! Lenda e largimit ishte se kishin munguar disa puntore ne sektorin e kater..*tup dhe faqia e zeze*!!!???

Puna tek  ne  rifilloj  me 06.06.’21 dhe treguesit u arriten:

   Qershor..101.9%

   Korrik…..104.8%

   Gusht….. 105.7%

   Shtator….101.9%

Si 9-mujor  arketimet e gazit u realizuan.86.%

Keta tregues u arriten pa bazen materiale me minimalen,fuqi punetore  me  minimale etj  etj..!

Me punen qe bera nuk u kenaqa se gjithmone doja te beja sa me shume per tregues sa me te lart,

Me nje peng po iki qe nuk ja hoqa metoden per menyren e furnizimit me  baze  materiale zinxhirit komandues te kompanise: * per nje bisht lopate duhej te firmosnin 5÷ 6 drejtora*.Ky veprim ishte garanci dhe  tregonte qe nuk abuzohej .

Ndjej keqardhje  dhe me vjen shume keq per largimin e ingxhinierit te talentuar Robert Toli,  ish drejtues i kesaj qendre, kapacitet inxhinierik, qe komp. e ka emeruar ne nje vende pune jashte profesionit.Ky inxhinier eshte aset por qe ja…keshtu vijne kohrat qe mediokrit, shkatrrimtaret nuk kursejne asgje..Puna e tij ishte model, me nota maksimale nga ana  ime.

Administratorit i shpreh gatishmeri  per ndihme ne permiresimin e modelit te drejtimit se deri tani, une nuk konstatova platforme   drejtimi per ndonje rivitalizim te kompanise.Nga bashkepunimi prej 50 dite pashe nje profil te nje njeriu me nivel te ulet nga te gjitha drejtimet; si ne etike, kulture personale, pasi lexohej shpejt ideja qe kishte ne koke, ishte ne krize besimi,ushtronte trysni me vartesit dhe punonjesit te cdo niveli.Me vjen dhe per te qeshur por dhe per te qare per ata qe e rekomanduan, per te drejtuar kete kompani per ta nxjerre nga situata.Ky portret eshte pa ndryshim nga ata te kohes se shkuar jam plepi, gjethi si me degjon.!

Deshira per letra,shkresa pa buke,urdhra qe dhe vet nuk e ka ditur se per çfare i nxirte, dhe mjeshter per nje çorganizim te organizuar!.Nuk e besoj se e di akoma qe nafta eshte ne fusha.

Nje argumet i vogel qe  permbush mendimet e mia: te hiqet bari ne S.Zharres , dr.teknik vigjilent dhe i gatshem u gjend dhe e coji barin te ndonje pronare kuajesh.. nuk jam i sigurt per kete, per ne Zharres apo Rroskovec..,..tjetra; zoteria me mjeker trendi  merej me kapikortat e baterise se autobotit…ohh!!.

Platforme per rivitalizim  te kompanise nuk duket ne horizont.

Qensha i gabuar  une, po kjo qe duket nuk do  aresyetim shume.Te shkaterrohet zinxhiri komandues per prezence punetori  te nje sektori eshte skandaloze.Kjo tregon qe nuk di se ku po punon: ne kompani nafte apo ne kompani qe mbledh plehrat apo pergjegjes landfilli ne Cakran apo Tepelene? Keto veprime i bejne vetem ata qe kane bere shkollen e larte pa aresimin e mesem; ufot..!!??

Jeta ime eshte e lidhur me kete sektore sa  te veshire por dhe te bukur,teknikumas,kryesondatore, inxhinier me ndermarje inisiativash personale  me karakter tekniko-profesinale nder vite dhe shume sukses, me efekte financiare pozitive, por nuk u ngopa per te bere sa me shume.

Se çfare kemi bere do ja leme radhen ndonje shkrimi tjeter dhe tani do te sherbeje si inxh. sektori prane kesaj qendre pa u kursyer.

Duke ju uruar shendet dhe pune te mbare te gjitheve!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img