Swatch shton me ngazëllim Shqipërinë si një ndalesë të re në turneun e tij gjithmonë e në rritje MOONSWATCH në Evropë. "Mission to Mercury" do të zbarkojë në Tiranë më 5 Dhjetor 2022, duke u shtrirë në vende të papritura rreth kryeqytetit dhe duke e përmbyllur këtë fazë në Durrës, më 11 Dhjetor 2022.
Koleksioni Bioceramic MoonSwatch, i publikuar më herët këtë vit, i bën homazh orës së parë në Hënë, OMEGA Speedmaster Moonwatch. Secili prej njëmbëdhjetë modeleve i referohet një planeti apo trupi qiellor brenda Sistemit Diellor dhe nxit përdoruesit e orëve të ëndërrojnë shumë, të synojnë lart dhe të eksplorojnë universin. Është pikërisht kjo ajo që Swatch planifikon të bëjë me turneun frymëzues MoonSwatch.
Që nga korriku i vitit 2022, turneu MoonSwatch është shtrirë në disa kontinente dhe zona kohore, duke përfshirë Evropën, Azinë dhe Amerikën. Planetët rrotullues kanë vizituar qendra tregtare, festivale dhe destinacione surprizuese, për të lejuar mijëra mbështetës të SWATCH dhe OMEGA të blejnë një pjesë nga koleksioni i lakmueshëm i Swatch Bioceramic MoonSwatch. Ndalesën e radhës së turneut frymëzues do ta tregojë vetëm koha. Për më shumë, përditësohuni me të rejat në rrjetet sociale të Swatch.