Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit, duke për shkak se kanë pasur me vete shuma të mëdha prej mijëra euro, të cilat nuk i kishin deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare.
Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Nje pjese e parave te kapura ne Rinas
Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Nje pjese e parave te kapura ne Rinas
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.