Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Turizmi shëndetësor në Shqipëri, shtetas të huaj rendin drejt vendit tonë. Mediat japin ALARMIN për ndërhyrjet plastike

Shkruar nga Newsbomb

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti kanë ardhur në Shqipëri 180 shtetas të huaj pikërisht për turizmin shëndetësor, që pati një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në mars, numri i tyre u dyfishua.

Ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri erdhën gjithsej për turizëm shëndetësor 663 të huaj. Vitet e fundit vendet e rajonit (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia) përfshirë Shqipërinë janë vënë në një garë të fortë për këtë lloj turizmi.

Sipas studimeve, personat e gatshëm për të udhëtuar për shërbimet dentare apo trajtimet estetike kanë si kriter parësor për vendimin e tyre cilësinë e lartë të shërbimit, koston e ulët dhe pajisje me teknologji të përparuara.

Drejtuesit e klinikave më të mëdha të stomatologjisë në kryeqytet tregojnë se pacientët e tyre kanë mbetur të kënaqur me raportin cilësi-çmim dhe kanë sjellë edhe të afërmit për trajtime. Në krahasim edhe me vendet e rajonit të Ballkanit, çmimet e shërbimeve në Shqipëri janë dukshëm më të ulëta, shkruan Monitor.

Numri i lartë i italianëve që vijnë në Shqipëri për qëllime dentare ka “alarmuar” dhe konkurrentët italianë, të cilët përmes shoqatës së tyre, i janë drejtuar disa herë shtetit për t’i propozuat një plan mesash. Ilfattoquotidinato.it, në një shkrim të para pak kohëve e quan Shqipërinë “atdheun e turizmit dentar me kosto të ulët”.

Një destinacion tjetër është dhe ai i turizmit estetik dhe ndërhyrjeve plastike. Por, ai mbetet ende i pazhvilluar dhe i pakontrolluar dhe mediat e huaja kanë dhënë shpesh alarmin për rrezikun e tij. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed