Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

TURIZMI “NERVOZ” I KËTIJ VITI!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Gjithkush e ka vënë re që këtë sezon, turizmi në Shqipëri është tepër “nervoz”! Përse ndodh kjo?

Kjo është një nga pasojat e padiskutueshme të daljes nga pandemia. Ekonomia nuk është e njejtë me atë të një viti më parë, aq më pak si dy apo më shumë vite të shkuara. Kjo vuajtje e ekonomisë është guri i parë i dominosë që rrëzohet dhe shemb të gjithë zinxhirin e funksionimit normal të shoqërisë. Guri i dytë që rrëzohet, është shëndeti mendor i individëve të cilët në një mënyrë apo në një tjetër janë prekur nga këto ndryshime në ekonomi.

Vera e vitit që shkoi ishtje një periudhë stresi të jashtëzakonshëm. Shumica e bizneseve rezultuan me humbje, një pjesë fare e vogël dolën “zero-zero” dhe më pak akoma me ndonjë fitim të vogël. Andaj të gjithë operatorët turistikë mezi e pritën ardhjen e kësaj vere për të rivënë në punë “makineritë” e tyre të biznesit. Në mënyrë gati paradoksale, disa prej tyre investuan kursime dhe kredira për të shtuar kapacitetet, për të rinovuar objektet në mënyrë që të rrisin xhiron, çmimet dhe rrjedhimisht fitimet. Nëse vitin që shkoi pandemia ishte një “alibi” e pakundërshtueshme për aktivitet të ulët apo të ndalur, këtë vit të gjithë janë hedhur në sulm për të pasur sa më shumë punë, sa më shumë konsum me çmimet të rritura, sa më shumë turistë dhe mundësisht nga ata që paguajnë me Euro!

Në punën e tyre për të arritur këto objektiva, ata e shohin veten në disa konflikte paralele:

1.            Me konkurentin

2.            Me konsumatorin

3.            Me shtetin

Konflikti i parë: Konkurenca në këtë sektor, për vetë karakterin e këtij biznesi, është tepër e ashpër. Operatorët luftojnë për të optimizuar territoret dhe fasilitetet që kanë aktualisht, madje edhe për t’i shtuar ato. Duke qenë se “vendet e mira” janë të pakta dhe konkurentin e kanë kufitar, konflikti është gjithnjë i ngrehur dhe mjafton një shkëndijë për të shpërthyer. Si rezultat, në nervozitet e sipër, zhvillohen debate të cilat degjenerojnë në sherre, në dëmtim fizik personash deri në plagosje dhe vrasje me armë, djegje apo shkatërrim të aseteve apo pronës së tjetrit. Me pak fjalë, ato që shohim çdo ditë në lajme.

Konflikti i dytë: Shteti, “de jure” duhet të ishte rregullator i kësaj industrie, por “de fakte” nuk është, sepse shteti e ka humbur funksionin e tij sipas përkufizimit dhe individët që përfaqësojnë shtetin, operojnë si partnerë të padeklaruar të një pjesë të operatorëve. Ata nuk respektojnë barazinë në tregun e lirë, favorizojnë disa subjekte në kurriz të disa të tjerëve sipas shkallës së korrupsionit aktiv-pasiv. Si rrjedhim, duke pasur shtetin me vete, disa subjekte “trimërohen”, ndërsa ata që për arsye politike dhe/ose mosndarje “pjese” e kanë shtetin kundër, vuajnë çdo pasojë që kjo dukuri ngërthen. Regjistruesit, inspektoret, lejedhënësit, tatimorët deri edhe tek policia e shtetit, veprojnë në mënyrë selektive midis operatorëve të kësaj industrie

Konflikti i tretë: I fundit por ndoshta më i rëndësishmi; konflikti me konsumatorin, pra me turistin, me pushuesin, me frekuentuesit e këtyre strukturave. Pandemia i ka prekur njësoj edhe konsumatorët. Edhe ata janë nervozë, sepse paratë për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre janë pakësuar, po prej pandemisë, prandaj ata kanë tendencë të paguajnë më pak se zakonisht. Kjo është në kahje komplet të kundërt me qëllimin e “mikpritësit”, i cili kërkon maksimizimin e fitimit duke rritur çmimet.

Megjithatë, edhe sivjet turizmi do të punojë dhe shqiptarët do të pushojnë, sipas parimit “as kemi, as nuk na mbarohen”! Ju uroj pushime të mbara!

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img