Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Turizëm hapësinor, martesa dhe skandale: 10 ngjarjet e BUJSHME nga SHOWBIZI dhe BOTA gjatë vitit 2021

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sa i përket situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, shumë pak ka ndryshuar këtë vit në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, pandemia duket se nuk ka arritur të frenojë zhvillimin e disa ngjarjeve të bujshme që tërhoqën vëmendjen e gjithë botës. Marrja e pushtetit nga talebanët në Afganistan, lëshimi i satelitit më të fuqishëm nga Nasa në hapësirë dhe ndarja nga jeta e Princ Philip, janë vetëm disa prej tyre.

1- Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë si president i 46-të i SHBA-ve

Në 3 Nëntor 2020 Joe Biden fitoi zgjedhjet si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kandidatin republikan Donald Trump. Trump u bë presidenti i parë që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992. Në Janar Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara së bashku me gruan Jill Biden dhe familjen e tij të madhe. Por ndryshe nga sa ka ndodhur në historinë e SHBA-së, presidenti i ri në detyrë nuk është pritur nga ai në largim. Trump zgjodhi që të mos ishte në këtë ceremoninë e inaugurimit të Biden, e për rrjedhojë nuk e ka pritur atë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Biden nënshkroi menjëherë disa urdhëra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës, si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit. Më 20 Janar Biden bëri betimin si president në një ceremoni të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të masave të forta të sigurisë, mes frikës për një sulm të mundshëm, të armatosur nga mbështetësit e Trump.

2- Vdes Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeta II

Viti 2021 ishte i trishtë për familjen mbretërore në Angli, pasi më 4 prill ndërroi jetë Princ Philip. Burri i mbretëreshës britanike Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Pallatin Bukingham. Philip ishte martuar me princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vite para se ajo të bëhej mbretëreshë, si dhe u bënë prindër të katër fëmijëve. Ceremonia e homazheve në nder të Princit u mbajtën një javë më vonë, ku në të gjithë Britaninë u mbajt një minutë heshtje. Në shenjë nderimi, ushtuan të shtënat ceremoniale të topave nga forcat e armatosura në Londër, Edinburg, Cardiff, Belfast dhe Gjibraltar. Pjesëmarrja në varrim ishte e kufizuar për shkak të situatës së pandemike, duke u zhvilluar kështu një funeral mbretëror dhe jo shtetëror, pa praninë e personaliteteve publike.

3- Lëshimi me sukses në hapësirë i teleskopit më të fuqishëm “James Webb”

Ky vit ishte shumë i sukseshëm përsa i pëket astronomisë. Më 25 Dhjetor NASA lëshoi në hapësirë teleskopin më të madh dhe më të fuqishëm në botë, të emërtuar James Ëebb. Lëshimi i të cilit është shtyrë shumë herë më parë me arsye të ndryshme, por pikërisht në ditën e Krishtlindjes u dërgua në hapësirë nga platforma në Guajanën franceze në brigjet verilindore të Amerikës së Jugut. Misioni i pajisjes me vlerë 10 miliardë dollarësh synon të tregojë yjet e para që ndriçuan universin.

Theksojmë se në po këtë vit miliarideri amerikan Jeff Bezos bëri një udhëtim në hapësirë përmes kompanisë së tij private Blue Origin. Ai realizoi udhëtimin më 20 korrik 2021 së bashku me tre persona të tjerë, vëllain e tij Mark, ikonën e aviacionit 82-vjeçarjen Ëally Funk dhe dhe një 18-vjeçar që sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, Oliver Daemen. Bezos ishte miliarderi i dytë që udhëtoi për në hapësirë, pasi më parë gjatë këtij viti udhëtoi edhe themeluesi i “Virgin Galactic”, Richard Branson.

4- Largohen forcat amerikane, talebanët marrin pushtetin në Afganistan

Kryengritësit talebanë hynë më 15 Gusht 2021 në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke e pushtuar dhe marrë nën kontroll edhe Pallatin Presidencial, ndërsa vetë presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi. Situata precipitoi menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane.

Në fillim të Shtatorit talebanët shpallën qeverinë e përkohshme për të drejtuar Afganistanin, ku në krye u vendos një prej themeluesve të tyre, Hassan Akhund. Me të marrë pushtetin, talebanët nxorën urdhëra, duke kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kryesisht të grave.

Një tjetër vendim i qeverisë së re, krijuar nga talebanët, ishte dhe përjashtimi i vajzave nga shkolla e mesme dhe caktimi i rregullave strikte për veshjen dhe lëvizjen e tyre. Për t’i shpëtuar luftës dhe sundimit të talebanëve, NATO dhe SHBA morën përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme të Europës. Kujtojmë se edhe Shqipëria ishte një ndër vendet e para që strehoi afganë, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shëngjin.

5- Samiti i klimës në Glasgow

Më 1 Nëntor u mbajt Samiti i Klimës në Glasgow të Skocisë, ku morën pjesë 120 liderë botërorë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Qëllimi global ishte për të ruajtur rritjen mesatare globale të temperaturës nën 2 gradë Celsius dhe për të vazhduar përpjekjet për ta kufizuar atë deri në 1.5 gradë Celsius. E ndërsa në Glasgow po mbahej samiti, aktivistë të mjedisit protestuan, pasi ishin të pakënaqur me politikat mjedisore të udhëheqësve botërorë. Gjatë këtij takimi miliardieri Jeff Bezos u angazhua se do të akordonte 2 miliardë dollarë për të rikthyer në jetë terrenet e degraduara nga klima në Afrikë.

Pas një izolimi të gjatë dhe më pas një 2021-shi të “pushtuar” nga pandemia, Covid-19, kuptuam se VIP-at dhe personazhet publik nuk ka asgjë që t’i ndalojë për të qenë pjesë e medias dhe për të bërë “zhurmë”. Dikush me skandale e dikush me jetën private ose me arritje profesionale ia kanë dalë të jenë në qendër të vëmendjes. Reality shoë, dasmat, arrestimet dhe lajmet më të ëmbla të 2021 mund t’i rifreskoni më poshtë:

1- Arratisja, dasma luksoze në ishullin e ëndrrave dhe arrestimi i Fjolla Morinës

Një nga ngjarjet më të bujshme e cila vazhdoi dhe në 2021 ka qenë “Fjolla Morina”. Pas arrestimit të saj më 19 shtator të vitit të kaluar, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj saj të vijonin në arrest shtëpie. Masë e cila nuk u respektua nga këngëtarja e cila më 20 janar të këtij viti së bashku me partnerin e saj, Fisnik Syla, u arratis drejt Dubait duke bërë që më pas policia ta shpallte në kërkim. Ndonëse në Shqipëri po kërkohej nga policia, këngëtarja “nuk e çante kokën” dhe së bashku me partnerin udhëtoi drejt Maldiveve aty ku dhe i dha fund beqarisë. E veshur me të bardha dhe larg të gjithëve, këngëtarja dhe biznesmeni në mars kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Lumturi e cila nuk zgjati shumë, pasi sapo këngëtarja u kthye në Kosovë në korrik ajo u arrestua nga policia dhe u detyrua të qëndronte në burg derisa u vërtetua pafajësia e saj. Një tjetër lajm që bëri bujë nga historia “Fjolla Morina” ishte dhe “ndarja” e saj nga biznesmeni. Lart e poshtë nëpër media u përfol se pasi këngëtarja doli nga burgu, i dha fund martesës së saj me Fisnik Sylën, lajm i cili ende nuk është konfirmuar nga Fjolla dhe as nga biznesmeni.

“Big Brother Vip”, programi që “fiksoi” shqiptarët

Një nga programet më të ndjekur dhe një ndër risitë e televizioneve shqiptare këtë vit ka qenë reality shoë, “Big Brother Vip”. Që prej muajit tetor, ky reality shoë “mbërtheu” para televizionit mijëra shqiptarë. Kurioziteti për të zbuluar më shumë nga personazhet e njohur të cilët “kokë më kokë” luajnë për të fituar çmimin e madh, bëri që ky program të jetë një ndër më të ndjekurit. Sherret, debatet, ndarjet, lidhjet mes banorëve kanë qenë në qendër të mediave rozë, në tavolinat e shqiptarëve dhe temë diskutimi në çdo grup shoqëror. Loja dhe strategjitë që banorët po ndjekin po shtojnë kuriozitetin e shqiptarëve se kush prej tyre do të arrijë të triumfojë në përfundim të këtij reality shoë.

Dasmat luksoze në kohë pandemie

Ndonëse variantet e reja të Covid-19 po bëjnë “namin”, personazhet e njohur shqiptarë nuk kanë nguruar t’i japin fund beqarisë mes qindra të ftuarëve.

Dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut Një nga dasmat më të bujshme të këtij viti ka qenë ajo e aktores së humorit Rudina Dembacajt dhe ish-deputetit Mark Frroku. Çifti vendosën që pas disa vitesh lidhje, më 1 tetor të kurorëzonin dashurinë e tyre para Zotit dhe familjarëve. Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre, ata janë komentuar gjerë e gjatë nga mediat dhe publiku. Me të njëjtin “vrull” për të analizuar çdo detaj të marrëdhënies së tyre vijoi dhe martesa e çiftit. Fustani, të ftuarit, ambienti, shpenzimet, lokali, këpucët, bizhutë e shtrenjta, çdo gjë arriti të merrte një vëmendje të madhe.

Shpat Kasapi dhe Selvije Jaho Celebrimi i këngëtarit kosovar Shpat Kasapi me zeshkanen që i “vodhi” zemrën ka qenë gjithashtu një nga më të komentuarit këtë vit që po lemë pas. Më 9 qershor, ai së bashku me partneren e tij, Selvijen, vendosën që ti japin fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe vetëm pasi hodhën firmat e ndanë këtë lajm të bukur dhe me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale. Një vit i bekuar për çiftin, pasi pas martesës ata janë në pritje të një bebi.

Vip-at bëhen prindër!

2021 ka qenë një vit i bekuar për familjen e shumë prej Vip-ave tanë. Shumë beba kanë ardhur në jetë duke ndryshuar jetët e shumë prej personazheve të njohur shqiptarë.

– Reperi Fero dhe modelja Arbenita Islamaj më 24 prill u bënë prindër për herë të parë me të voglën Nina.

– Më 3 mars të këtij viti reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër për herë të dytë. 2 vite pas lindjes së djalit të tyre, Zërit, çifti u bekuan me vogëlushen të cilës i vendsën emrin Bota, ashtu si edhe ajo është për ta.

– Modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, e cila prej shumë vitesh është larguar nga Kosova, më 13 mars u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl u bënë prindër të një djali.

– Modelja Aurela Hoxha këtë vit arriti të suprizonte fansat. Krejt papritur ajo me disa foto mjaft të bukura zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Modelja dhe partner i saj “misterioz” u bekuan me një djalë.

– Orinda Huta dhe Turjan Hysko në 15 korrik u bënë prindër të një vajze. Ata u bekuan me vogëlushen e tyre të cilën vendosën ta pagëzonin me emrin Atara.

– Më 24 nëntor pritja e ëmbël e moderatores Marina Vjollca mori fund! Ajo dhe reperi Getoar Selimi u bënë prindër të një vogëlusheje.

– Angela Martini ka qenë një ndër femrat më të komentuara. Modelja u bë nënë për herë të parë. Teksa ajo e kishte mbajtur në fshehtësi të plotë këtë fakt, bukuroshja zbuloi se ajo dhe partneri i saj Dragos u bekuan me një djalë. Ajo u komentua në media për faktin se nuk e kishte mbajtur vetë fëmijën në barkun e saj, por e bëri me ndihmën e një nënë surrogate.

Festival i Këngës, kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision?

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27,28, dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Një vëmendje të madhe në media këtë vit ka marrë “ekipi” i prezantuesve. Ardit Gjebrea do të rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh në rolin e prezantuesit. Krah tij në rezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli. Ditët afrojnë dhe “lufta” mes këngëtarëve të njohur si Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Rezarta Smaja dhe shumë të tjerë sapo ka filluar. Albani dhe Ronela janë dy nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale dhe dy nga këngëtarët të cilët shihen si fitues nga publiku. Epo se çfarë do të ndodhë, presim më datën 29 dhjetor për të zbuluar se kush prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili këtë vit do të mbahet në Torino të Italisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img