Hapësire reklamuese

Aktualitet

PLEHRAT/Turizëm glamour "alla shqiptarçe" në Dhërmi, resorti luksoz ku shkojnë ministra e ambasadorë e plehrat që i presin "Welcome in Drymades", ja çfarë ngjet në Dhërmi (Fotot)

Shkruar nga Newsbomb

Kjo është e shtuna e fundit e sezonit turistik 2021. Vargu i madh i turistëve zbritën si çdo fundjavë në Dhërmi. E njëjta pamje, por më pompoze… Plehrat shumëngjyrëshe të ftojnë për plazh: “Welcome to Drymades”.

Dhërmiu, ky fshat i sakatuar nga “plehrat” në perlën jugore të bregdetit Jon, ka dhe anën tjetër “Glamour Zone”. Resortet! Aty ku shkojnë politikanë, ministra, gazetarë dhe këngëtarë. Shkojnë edhe ambasadorë kur kanë kohën e tyre glamour në Shqipëri. Të gjithë hanë e pinë dhe… çdo “produkt” të qejfit të tyre e “hanë” me sy bashkë me aromën e detit, turistët shqiptarë, kosovarë, serbë e gjermanë.

Të gjitha resortet në Dhërmi kanë një histori sherri, përplasjesh. Rivalitet paraje dhe pushteti. Vetëm njëri ngadhënjeu pa asnjë pretendent. Programi ‘100 fshatrat’ nisi në korrik të vitit 2018 në fshatin Dhërmi dhe përfundoi me vjedhjen spektakolare të çerekut të shtëpive të fshatit.

Fshatarët i shitën shtëpitë e rrënuara para se investimet nga projekti për “rijetëzimin e shesheve dhe fasadave” të lëvrohej. Dikush i bleu shtëpitë e rrënuara me paratë e programit ‘100 fshatrat’... Projekti u jetëzua, Dhërmiu u zbukurua dhe “hop” një alamet resorti që mahniti edhe vetë Dua Lipan.

Kujt i përket “Zoa Hora”, që ka kthyer në identitet dhe resort turistik çerekun e fshatit të vjetër Dhërmi? Do presim gazetarët afganë të investigojnë për të vërtetën?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu