Hapësire reklamuese

Aktualitet

Turistja polake në Sarandë rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Turistja polake në Sarandë rrëzohet në tualet dhe merr

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku ka mbetur e lënduar një turiste polake.

Bëhet me dije se turistja polake 58-vjeçare është rrëzuar në tualet dhe ka marrë plagë të rënda. Turistja ka marrë plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjeksore shtetasja polake A. N, 58 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar, aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll