Hapësire reklamuese

Bota

Turistja italiane arrestohet gjatë festës së ditëlindjes në Iran, telefonon e dëshpëruar prindërit: Më ndihmoni!

Shkruar nga Newsbomb

Një blogere 30-vjeçare nga Italia ra në prangat e autoriteteve në Iran dhe tani po mbahet në një burg në Teheran. Lajmi u zbulua nga prindërit e saj, të cilët u shprehën se morën një telefonatë nga vajza e tyre, Alesia Piperno, ndërsa kërkonte ndihmë mes lotësh.

“Ju lutem më ndihmoni, frikësohem se nuk do të dal më nga burgu”, u tha ajo në telefon prindërve.

Babai rrëfeu se arrestimi ndodhi gjatë një feste. Ministria e Jashtme italiane po ndjek rastin përmes ambasadës italiane në Teheran, po për momentin ende nuk është e mundur të zbulohet burgu në të cilin ajo po mbahet.

Familja e së resë ka lëshuar një apel në rrjetet sociale. Alesia, shkruajnë prindërit, është një udhëtare e vetmuar, udhëton rreth botës për të mësuar zakonet e popujve. Gjithmonë respekton traditat dhe në raste të tilla, detyrimet e çdo vendi që udhëton.

E ëma dhe babai nuk dinë asgjë rreth fatit të vazjës së tyre, që nga 28 shtatori, dita e ditëlindjes së saj. Pikërisht gjatë festës së ditëlindjes ajo ra dhe në pranga.

Më pas telefonata: “Ishte ajo duke qarë që lajmëroi se ishte në burg, në Teheran. U arrestua së bashku me miqtë e saj ndërkohë që po festonte ditëlindjen. Tha vetëm pak fjalë, por të dëshpëruara. Kërkonte ndihmë”, tha ajo.

I ati i vajzës është pronari i një librarie në lagjen Tuscolano të Romës. Udhëtimet në Iran të Alessia Piperno ishin një nga të shumtit që vajza vazhdonte të bënte në këto 7 vite, që kur kishte vendosur të bëhej një blogere udhëtimesh shumë e njohur në rrjete sociale.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll