Goditja në zemër (infarkt) ka qenë shkaku i vdekjes së turistit rumin ditën e djeshme në plazhin e Vlorës.
63- vjeçari me iniciale K.U. ndodhej duke pushuar pranë plazhit të Akademisë së Marinës në Vlorë, së bashku me familjen e tij. Në momentin që ka hyrë në det, ka ndjerë shqetësime dhe ka kërkuar ndihmë te familjarët e tij. Në vendngjarje, pas lajmërimit, shkoi autoambulanca, por gjatë transportit në spital, 63-vjeçari ka ndërruar jetë.
Mësohet se turisti ka pësuar infarkt, sapo ka hyrë në kontakt me ujin e detit.
Sakaq familjarë të tij kanë bërë me dije se 63-vjeçari kishte probleme në zemër prej disa vitesh.