Turistët të zhgënjyer me pushimet në Shqipëri, paguan për ‘all inclusive’ por duhet të fusësh dorën në xhep gjatë gjithë kohës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:36 04-07-2020 Turistët të zhgënjyer me pushimet në Shqipëri, paguan për ‘all inclusive’ por duhet të fusësh dorën në xhep gjatë gjithë kohës

Kjo është mundësia e artë për shërbimet vendase të hoteleri-turizmit për të na treguar të gjithëve se në Shqipëri mund të bëhen pushime që çke me të.

Mirëpo duket se këtë mundësi jo të gjithë po e shfrytëzojnë siç duhet.

Një pushues nga Kosova shkruan i shqetësuar se kishte planifikuar 10 ditë pushime me familjen por sot pas 3 ditësh po largohet.

“Duhet me dhënë 1 400 lekë shezlloni dhe 20 euro detyrim kapar me hanger drekën. E unë po paguaj më lirë banesën”, thotë ai teksa shton: “S’e di këto rregulla ai i ka vendos bashkia apo shteti shqiptar se me këto rregulla po shkatërrohet turizmi”.

Por nuk është ky turist nga Kosova i vetmi që ankohet, shkruan newsbomb.al

Të tjerë janë ankuar për “ngatërrimin” e konceptit “All Inclusive” që kanë resortet e hotelet tona.

Ti paguan një shumë të vendosur nga resorti duke menduar se i ke mbyllur “punët” me pagesën por në fakt, sapo ke filluar.

Për gjithçka të duhet të fusësh dorën në xhep: Nga kafja, uji, dreka, darka etj. Praktikisht ha vetëm mëngjes me ato që ke paguar pasi “all inclusive”, disa shërbime hoteliere konsiderojnë “Akomodimin, parkingun, wi-fi falas dhe përdorimin e peshqirëve”.

Nëse do të pushosh qoftë edhe një fundjavë në vendin tonë, duke llogaritur karburantin e makinës megjithë trafikun "bonus", 2-3 orë… të duhet të paguash 300 mijë lekë. Pra në rastin më të mirë sa dy javë punë, e në rastin më të keq sa e gjithë rroga e një muaji.

Të punosh gjithë muajin për të pushuar 2 ditë dhe në fund të mos kesh me çfarë të mbyllësh muajin? Ky është turizmi?!

Këto janë kohë të vështira për të gjithë ndaj siç i kërkohet mjekëve, infermierëve, shoferëve, furnitorëve e gjithkujt tjetër që është në krye të detyrës solidarizim, ashtu duhet t’u kërkohet edhe ‘bossëve’ të turizimit.

Sepse pushimet nuk janë çështje luksi, janë nevojë, gjendje shpirtërore e mendore.

Ndaj është koha që industria e turizmit t’i ndryshojë përgjithmonë fytyrën turizmit në Shqipëri, përndryshe, kur e gjitha kjo të kalojë, mos prisni këmbë turisti shqiptar t’ju shkelë. Turqia është vetëm 1 orë larg me avion. Paguan njëherë dhe pastaj edhe sikur vetëm me rrobat e banjos të shkosh, nuk ka asnjë problem. Nuk të duhet të paguash për asgjë tjetër.  /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(130) "turistet-te-zhgenjyer-me-pushimet-ne-shqiperi-paguan-per-all-inclusive-por-duhet-te-fusesh-doren-ne-xhep-gjate-gjithe-kohes-212783" }