Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Turistët e huaj “të lemeritur” nga shërbimi në Vlorë: Në faturë, paguam “shërbime të tjera” vetëm se kamarieri solli një gotë, sikur punonte me naftë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy turistë të huaj janë larguar “të lemeritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit. Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”.

Kështu, ua kishte shënuar lokali “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK” në faturë dy turistëve të huaj, shkruan newsbomb.al. Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.

“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK”.

Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë, duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.

Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar. Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thërrasin “kot” kamarierin.   

200261951 4035731293171479 7835906059327646442 n
200112125 242378534360101 6485906802252382428 n

Në muajin Maj 2021, një tjetër turist që shkruan në faqen Tripadvisor dhe ankohet për shërbimin, shkruan neësbomb.al. Ai shkruan në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk është ndeshur më shërbim kaq jomiqësor sa në lokalin “Qendra e Peshkimit Oriku SHPK”.

“Shërbimi më i tmerrshëm në Shqipëri. Dukej si një vend i bukur për të ngrënë peshk të freskët, por kamerierët janë të vrazhdë dhe të pakujdesshëm. Pak klientë kur kemi ndaluar, por koha e çmendur e pritjes. Kurrë nuk kam provuar një shërbim kaq jomiqësor në të gjithë vendin – dhe as një fjalë faljeje.”

Screenshot 6 19

Më shumë

spot_img
spot_img