Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Turistët e huaj ngecin mes shkëmbinjve në kanionin e Gjipesë, pas sinjalit SOS Policia Kufitare u jep ndihmën urgjente, njëri dëmtohet në këmbë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në kanionin e Gjipesë, teksa po eksploronin në ujërat përmes shkëmbinjve.

Policia Kufitare e Dhërmiut ka shkuar në vendngjarje për t’iu dhënë ndihmën e parë pas lëshimit të sinjalit SOS nga ana e tyre. Njëri prej turistëve mësohet se ka dëmtuar këmbën. I dëmtuari pritet të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar ende.

“Në datë 30.07.2021 ora 17.00 pas një telefonate të mbërritur në sallën e Policisë së Rendit Himarë për disa shtetas që kishin ngecur në kanionet e Gjipesë, shërbimet e Policisë kufitare në Dhërmi, u organizuan për lokalizimin dhe më pas shpëtimin e tyre.Falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë e mundur nxjerrja e dy shtetasve të cilët janë D.K i datëlindjes 28.06.2002 banues në Suedi, dhe E.Ji datelindjes 22.11.2000 banues ne Itali, ndërsa për personin e tretë, E.Dh i datëlindjes 14.09.2006 banues në Tiranë është kërkuar ndihma e FNSH për nxjerrjen e tij për arsyen se ky shtetas ka marr dëmtime në këmbë dhe e ka të vështirë të lëvizë normalisht”, njoftoi policia.

Më shumë

spot_img