Hapësire reklamuese

Politikë

Turistë grekë apo shqiptarë me pasaporta greke? Kumbaro: 450 mijë qytetarë erdhën nga vendi fqinj në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Turistë grekë apo shqiptarë me pasaporta greke? Kumbaro: 450

Shqipëria këtë vit pati një sukses të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit. Pikërisht për këtë ka folur edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ajo tha se ishte një strategji kombëtare që Shqipëria të ishte këtë vit një zgjedhje për të pushuar për shumë të huaj. Ajo u shpreh se 450 grekë zgjodhën që pushimet t'i kalonin në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu edhe debatit se në këtë shifër janë të përfshirë edhe shqiptarët që kanë pasaportë greke.

“Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Turizmit, turist është cdo njeri që nuk është rezident në vendin ku shkon.

Pjesa e diasporës shqiptare në Greqi, aty ishin edhe vjet edhe parvjet edhe më parë, kemi një rritje të numrit të vizitorëve që kanë hyrë me pasaporta greke në Shqipëri sidomos gjatë sezonit të pushimeve.

Për të parën herë këtë vit, mediat greke kanë folur shumë për turizmin në Shqipëri, gjë që nuk ndodhte më parë. Jemi plotësues në hartën e turizmit, nuk mund të them se konkurojmë Greqinë,” u shpreh Kumbaro në “Real Story”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese