Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tundën vendin me dasma pa respektuar masat kundër Covid, 'plas' gjoba për 4 lokale në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Tundën vendin me dasma pa respektuar masat kundër Covid,
Ilustruese

Gjobiten katër lokale në Korçë, të cilat organizuam dasma kundër rregullave të Covid.

Në ambientet ku po zhvilloheshin dasmat nuk janë respektuar protokollet e sigurisë.

“Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Evidentohen 4 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë pronarët e 4 lokaleve të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Korçë e Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:

- Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;

- Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;

- Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;

Në Pogradec, u konstatua

-Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll