Hapësire reklamuese

Politikë

Tumori i mori jetën, Lindita Nikolla zemërthyer për humbjen e drejtoreshës Dorina Kuka: Një mike e rrallë, do na mungosh!

Shkruar nga Newsbomb
Tumori i mori jetën, Lindita Nikolla zemërthyer për humbjen e

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të drejtorëshës dhe anëtares së këshillit Bashkiak Tiranë, Dorina Kuka.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjarëve të saj, teksa ka theksuar se Dorina ishte një mikë e rallë dhe do u mungojë të gjithëve.

“Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorina Kuka, u nda nga jeta.

Një nënë, mësuese, drejtuese dhe qytetare e angazhuar, jetësimi i gruas bashkëkohore shqiptare.

Dorina ishte një mike e respektuar dhe e rrallë.

Ngushëllime familjarëve dhe dy djemve!

Do të më mungosh, Dorina e dashur!

Do të na mungosh të gjithëve!

Pushofsh në paqe!”, shkruan Nikolla.

Dorina Kuka u nda nga jeta pas një kalvari të gjatë vuajtjesh me sëmundjen e rëndë. Më herët Kuka ishte diagnostifikuar me masë tumoriale në gjoks ku dhe më pas ishte shëruar, mirëpo disa kohë më pas ajo u diagnostifikua me tumor në kokë nga e cila fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte.

E TRISHTË/ Nuk arriti të mposhte tumorin për herë të dytë, ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.