Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Tubimi para Ministrisë së Arsimit, reagon Edi Rama: Nxënëset e “Mehmet Akif” të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama reagon për protestën e zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit nga nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë. Ato kërkojnë anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave.

Në reagimin e tij, Edi Rama thotë se nxënëset duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin pa marrë leje sipas ligjit.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.

Newsbomb.al raportoi dy ditë më parë se godina në qendër të Tiranës, në zonën e “21 Dhjetorit” i është shitur prej dy vitesh sipërmarrësit të njohur vlonjat Sinan Idrizi. Pra, arsyeja e lëvizjes së kolegjit drejt Kasharit ka qenë një marrëveshje biznesi.

Lexo edhe: Kundër vendimit për mbylljen e shkollës, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Kushit

Godina e vjetër e kolegjit të vajzave në fillim të Rrugës së Kavajës, ishte marrë me koncesion nga Fondacioni “Gulistan” për një periudhë 35 vjeçare. Në kushtet kur ishte në vitet e fundit të kontratës, godina i është shitur biznesmenit Sinan Idrizi.

Sipas asaj që mëson neësbomb.al, Idrizi prej shumë vitesh bashkëpunonte me këtë institucion arsimor duke financuar trajnime për nxënësit e “Mehmet Akfi”. Duke qenë partner në biznes me këtë institucion arsimor, Idrizi ka marrë përsipër blerjen e godinës kolegjit.

Lexo edhe: Qeveria mbylli “Mehmet Akif”, zbardhen arsyet e lëvizjes së Kolegjit nga qendra e Tiranës: Godinën e bleu Sinan Idrizi, e reja nuk plotëson kushtet

Më shumë




spot_img








spot_img