
Newsbomb.al raportoi dy ditë më parë se godina në qendër të Tiranës, në zonën e “21 Dhjetorit” i është shitur prej dy vitesh sipërmarrësit të njohur vlonjat Sinan Idrizi. Pra, arsyeja e lëvizjes së kolegjit drejt Kasharit ka qenë një marrëveshje biznesi. Lexo edhe: Kundër vendimit për mbylljen e shkollës, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Kushit Godina e vjetër e kolegjit të vajzave në fillim të Rrugës së Kavajës, ishte marrë me koncesion nga Fondacioni “Gulistan” për një periudhë 35 vjeçare. Në kushtet kur ishte në vitet e fundit të kontratës, godina i është shitur biznesmenit Sinan Idrizi. Sipas asaj që mëson neësbomb.al, Idrizi prej shumë vitesh bashkëpunonte me këtë institucion arsimor duke financuar trajnime për nxënësit e “Mehmet Akfi”. Duke qenë partner në biznes me këtë institucion arsimor, Idrizi ka marrë përsipër blerjen e godinës kolegjit. Lexo edhe: Qeveria mbylli “Mehmet Akif”, zbardhen arsyet e lëvizjes së Kolegjit nga qendra e Tiranës: Godinën e bleu Sinan Idrizi, e reja nuk plotëson kushtetNxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
— Edi Rama (@ediramaal) September 26, 2022
Sondazh
Poll