Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku ka thënë se në 2 mars do të marrë pjesë në tubimin antiqeveritar të thirrur nga Presidenti Meta.
Dizdari shprehet në 2 mars do jetë me Presidentin Meta në Bulevard për të mbrojtur institucionet. Ai shton se njerëzit e Ramës e kanë ftuar në Kongresin e PS por ai ka refuzuar pasi atje sipas tij janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje.
‘Ne 2 Mars do jeme Bulevard me Presidentin per te mbrojtur institucionet. Njerzit e Rames me bene ftese per ne Kongres ,por ne PS jane grumbulluar nje tufe hadutesh me emrin Rilindje’, shkruan kompozitori Dizdari.
Kujtojmë se, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në 2 mars një tubim antiqeveritar, për të ndaluar atë që kreu i shtetit e quan ‘tentativë për grusht shteti’.