Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Tubat brenda dhe afër banesës janë përgjegjësi e juaja”, UKT njoftim urgjent: Merrni masa, mund të dëmtohen nga kushtet atmosferike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bën thirrje qytetarëve të marrin masa për të mbrojtur tubacionet brenda dhe jashtë banesave të tyre, teksa termometri pirtet të shënojë disa gradë nën minus në Tiranë.

UKT thotë se për shkak të kushteve atmosferike tubacionet mund të pësojnë dëmtime, sidomos në pjesët ku janë të çara. Qytetarët këshillohen të marrin masa duke i izoluar ato, si dhe të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit të vënë në dispozicion për ta.

Njoftim i rëndësishëm!

Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë dhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.

Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.

Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.

Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.

Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit.

Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj!

Së bashku kalojmë çdo vështirësi!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img