Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Tsipras: Qeveria e re gati “të derdhë gjakun” për rikthimin e dinjitetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka patur nota vërtet karizmatike, fjala e parë e Alexis Tsipras në mbledhjen premierë të qeverisë së re të Greqisë. Kryeministri i ri grek, deklaroi se qeveria e re është gati “të derdhë gjakun e saj për rikthimin e dinjitetit të grekëve”, në fjalimin hapës të mbledhjes së parë të këshillit të ministrave të zhvilluar në Athinë.

“Mes prioriteteve tona është një rinegocim me partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të vazhdueshme dhe të dobishme për të gjithë, që nuk përfundon në një prishje katastrofike reciproke”, njoftoi kreu i ri grek, që ka dalë nga partia e së majtës radikale “Syriza”.

Më parë, Alexis Tsipras lëshoi bombën e parë politike kundër Bashkimit Buropian.  Duke hedhur poshtë deklaratën e Bashkimit Europian për Rusinë, qeveria e re e ekstremit te majte grek ka treguar hapur se përballë Bashkimit Europian dhe Rusisë, ajo zgjedh Kremlinin.

Kryeministri i ri, Aleksis Tsipras, ka shprehur pakënaqësinë në një bisedë telefonike me shefin e marrëdhënieve të jashtme të BE Federica Mogherini. Rezoluta e  BE-së për Rusinë bën të ditur se liderët e 28 vendeve kanë rënë dakord se Rusia mban përgjegjësinë për sulmin me raketa ndaj qytetit Ukrainas  Mariupol, në të cilin 30 persona humbën jeten.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img