Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Truri" në “Squid Game” dënohet me burg për ngacmim seksual

Shkruar nga Newsbomb
"Truri" në “Squid Game” dënohet me burg për

Oh Young Soo, i famshëm për rolin e tij në "Squid Game" do të vuajë dënimin me burg pasi akuzohet për ngacmim seksual. Prokurorët e Koresë së Jugut, kërkuan dënimin me burg për aktorin dhe së fundmi Gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar për të.

Oh Yong-soo u dënua me tetë muaj burg dhe iu kërkua të ndiqte 40 orë trajnime për parandalimin e dhunës seksuale, tha zyra e prokurorit të qarkut Suwon në periferitë jugore të Seulit.

Pas seancës së dënimit, Oh Young Soo iu përgjigj shkurtimisht pyetjes gazetarit duke thënë "Po" kur u pyet nëse ai kishte ndonjë plan për të apeluar. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, ku aktori u bë kryefjalë e mediave edhe aso kohe pasi në rrjet qarkulluan lajme se ai kishte ngacmuar seksualisht një grua.

Kjo e fundit, e cila thuhet se është aktore, depozitoi në 2021 denoncimin e saj, mirëpo nuk u mor parasysh. Më pas ajo e dërgoi çështjen në Prokurori duke thënë se aktori gjatë një turneu e kishte përqafuar dhe e kishte puthur në faqe pa miratimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese