Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Truri” i dronëve luftarakë në krah të Ramës: Hap i madh për sigurinë e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
“Truri” i dronëve luftarakë në krah të
Haluk Bayraktar ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e çeljes së bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë. Drejtori ekzekutiv (CEO) i Baykar, nuk ka ngurruar të përshëndesë në këtë ditë historike për vendin tonë. Në rrjetin social “Twitter”, Bayraktar ka ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama ku shkruante: “Sot është një ditë historike... U hap baza e parë taktike ajrore e NATO-s në Shqipëri. Hapja e Bazës Ajrore të Kuçovës është fillimi i një epoke të re për sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Me këtë ceremoni, UCAV-të #BayraktarTB2 hynë në inventarin e Ushtrisë Shqiptare. Kështu, për herë të parë në inventarin e Ushtrisë Shqiptare u shtua një avion që plotëson standardet e NATO-s. I nderuar kryeministër, Edi Rama, lidershipi vizionar dhe i nderuar Ministër i Mbrojtjes, NikoPeleshi! Me bashkëpunimin e fortë të #BayraktarTB2s u realizuan sot me sukses fluturimet e para në qiejt e Shqipërisë. Vendosja e UCAV-ve tona Bayraktar TB2 në këtë pikë strategjike është një tregues i rëndësishëm i kontributit tonë në sigurinë e Shqipërisë dhe gjeografisë simotër të Ballkanit. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për sigurinë rajonale dhe globale me teknologjitë tona inovative”, shkruante ai. Bayraktar është një inxhinier i njohur turk, ku ka vendosur të njëjtin emër dhe dronave luftarakë të mbërritur në Shqipëri. Gjithashtu është anëtar i Bordit të TUBITAK dhe themelues dhe kryetar i bordit të Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë Turke dhe SAHA Stamboll. Po çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”? Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak pa pilot (UCAV) me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca. Është prodhuar nga kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret A.Ş, kryesisht për Forcat e Armatosura Turke. Ato monitorohen dhe kontrollohen nga një ekuipazh ajror në një stacion kontrolli tokësor, duke përfshirë përdorimin e armëve. Një dron “Bayraktar TB2” arrin shifrën e 5-6 milionë dollarëve. Një investim i madh nga qeveria shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që veç tre dronëve ka blerë edhe gjashtë avionë luftarakë, si dhe dy helikopterë “Black Haëk”, që zbarkuan ditë më parë në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese