Hapësire reklamuese

Politikë

Truproja i Bashës tjetër ‘incident’ në Delvinë, shtyn me dorë Ina Zhupën: Ecni para, ecni (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Truproja i Bashës tjetër ‘incident’ në Delvinë,

Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur sot nga Saranda një tur sfidues takimesh që do të përfundojë në Tropojë. “Mirë se erdhe kryeministri ynë”, brohorisnin simpatizantët e PD që e kishin rrethuar me flamuj.

Por, në një moment Basha shkëputet para turmës dhe truproja i tij mbetet mbrapa bashkë me kandidatët për deputetë atje. Këtu, truproja niset “me të shpejt” dhe shtyn nga mbrapa Ina Zhupën, që kjo e fundit të jetë krah Bashës, e vet ai të jetë pas kreut të PD. Ndiqni videon:

Dje, u regjistrua një skenë e ngjashme po ashtu. Lulzim Basha ishte në Kombinat dhe teksa zbriste nga pallati, truproja i mbante dorën mbi kokë që të mos goditej në bordurën sipër. Një qytetar dhe mbështetës i PD që ishte aty, e preku Bashën nga koka po ashtu.

Mirëpo ashtu si sot, edhe dje truproja i kreut të PD bëri një reagim që e shtangu qytetarin. “Hiqe dorën more, mos prek më me dorë mor burrë”, iu drejtua truproja qytetarit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll