Hapësire reklamuese

Rajoni

Truproja e Albin Kurtit shtyn gazetaren dhe i heq mikrofonin nga dora (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Truproja e Albin Kurtit shtyn gazetaren dhe i heq mikrofonin nga dora (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë një aktiviteti të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ka qenë një nga truprojat e tij që ka shtyrë gazetaren Blerta Dalloshi.

Kjo e fundit ishte në krye të detyrës dhe po tentonte t’i drejtonte një pyetje Kurtit, por është ndaluar brutalisht nga truproja. Vetë gazetarja ka ndarë edhe videon e momentit në rrjetet sociale.

Dalloshi shkuan se kjo është hera e para në 22 vite që e pengojnë në kryerjen e detyrës dhe se kapja e mikrofonit nga ana e  truprojes ishte një turp.

“Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrotje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa.

Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me I marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjirha të mirat dhe të kqiat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp.

Edhe dicka, I di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk I kam tejkaluar ato,” shkruan gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese