Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trupi i'u gjet i ndarë në dysh, ky është shqiptari që humbi jetën në Greqi, po saldonte kur shpërtheu bombola (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Trupi i'u gjet i ndarë në dysh, ky është shqiptari

Dritan Kodra është 49 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në Greqi pas shpërthimit brenda një fabrike Peshku në Prevezë.

I vdekur mbeti dhe një 39-vjeçar grek, Gerasimos Fatouros baba i tre fëmijëve, kurse një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme ku në Preveza të Greqisë humbën jetën dy punëtore teksa ishin duke salduar në fabrikën e peshkut.

Përveç shtetasit shqiptar, humbi jetën dhe Gerasimos Fatouros babai i tre fëmijëve. Sipas mediave vendase mësohet se trupat e viktimave për shkak të shpërthimit të fuqishëm ishin ndarë në dysh.

Ndërsa punonjësi i plagosur, ai u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kanalaki dhe pritet të dërgohet në spitalin e Janinës.

Shpërthimi ka ndodhur në rrethana të panjohura teksa dy punëtorët fatkeq po tentonin të kryenin saldim elektrik.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur për shkak të një shpërthimi në bombola gazi.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu