Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trupi i tij u gjet pas 59 orësh, presidenti Meta mesazh për heroin Arjan Sala: U përjetësua në zemrat tona si simbol i vetëmohimit! Njeri i jashtëzakonshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta shkruan një mesazh të ndjerë ngushëllimi, për ikjen nga jeta të Arjan Salës, punonjësit 32 vjeçar të sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia”. I riu u nxor nga ndërtesa pas 59 orësh kërkime.

“Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane”, dhe e quan Arjan Salën “njeri të jashtëzakonshëm”.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta”

ARJAN SALA, HEROI YNË!

Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!

Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img