Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Trupi i të motrës sillet në atdhe, prek Inis Gjoni: Do të takoj çdo natë në ëndrra...

Shkruar nga Newsbomb
Trupi i të motrës sillet në atdhe, prek Inis Gjoni: Do të
Ndarja në moshë të re e Ilda Gjonit, ka shkaktuar një dhimbje dhe një boshllëk të madh në familjen e saj dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohën. Motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, nuk arriti të triumfonte dhe të mposhte betejën që e kishte nisur prej dy muajsh me kancerin. Ajo mbylli sytë përgjithmonë më 25 dhjetor, dhe vetëm sot trupi i pajetë i të mirës Ildë, ashtu si dhe të gjithë e përshkruajnë, është kthyer në atdhe. Ka qenë Inisi e cila ka prekur me fjalët dedikuar të motrës, të cilën sot do e përcjellë për në banesën e fundit. Krah një kolazhi me foto, të shkëputura nga momentet më të bukura që Ilda ka kaluar përgjatë gjithë jetës së saj, Inisi shkruan se: “Dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona”. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se fëmijët e së motrës tashmë janë amanati i saj i gjallë që do vijojë të mbajë familjen e fortë dhe plot vlera. Postimi i plotë: Ildës mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime! Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botës. Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës. Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty. Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd. Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta. Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty. Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt. Amiin??
 
View this post on Instagram
 

A post shared by inisgjoni (@inisgjoni)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese