Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trupi i Adem Rusit mbërrin në Shqipëri, u vetëvarë në furgonin e policisë së burgut, i vëllai: Kam bërë kallëzim, të bëhet autopsia

Shkruar nga Newsbomb
Trupi i Adem Rusit mbërrin në Shqipëri, u vetëvarë

Shkëlqim Rusi, vëllai i shqiptarit Adem Rusi që u vetëvarë në furgonin e burgut të policisë greke pak ditë më parë, ka thënë se trupi i vëllait të tij ka ardhur sot në Shqipëri. Rusi deklaroi për mediat se ka bërë kallëzim penal në Prokurori, sepse thotë se të vëllanë ia kanë vrarë.  

“Në Prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta.

Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.

Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam", ka thënë i vëllai i Adem Rusit.

Familjaret e tij përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes se 40-vjeçarit duke këmbëngulur se rezultatet e autopsisë që do të bëhen në Shqipëri do të zbulojnë të vërtetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll