Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Trupi erdhi në Shqipëri pa zemër, Prokuroria e Spanjës nis hetimet për Saimir Sulën, merr në dorë lëtërporosinë e homologëve shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet e drejtësisë spanjolle nisin hetimt për shqiptarin Saimir Sula, i cili u shtrua për mjekim në një spital në Barcelonë, por doli i vdekur dhe pa zemër. Kur trupi i tij mbërriti në Shqipëri, e motra konstatoi shenja në trup dhe pa se të vëllait i kishin hequr zemrën.

Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet për këtë rast, për veprën penale “shit-blerje e paligjshme e organeve njerëzore”. 33-vjeçari shqiptar ishte shtruar në një spital në Spanjë për Covid-19, por ndërroi jetë nga rrethana ende të panjohura. Në 9 maj ai u deklarua i vdekur dhe familjarët morën trupin.

Kur Saimir Sula do të dërgohej në banesën e fundit, ka qenë motra e tij ajo që ka konstatuar se në trupin e të vëllait mungonte zemra. Ajo ka bërë kallëzim në polici dhe menjëherë Prokuroria ka nisur hetimet. Pala shqiptare i dërgoi letërporosi palës spanjolle dhe mësohet se dhe atje kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

“Në trupin e kufomës Saimir Sula, në kqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes, nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna. Nga kqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jonë u konstatuan bronkopneumoni sero-deskuamative dhe hepatit koronik persistent. Autolizë e organeve dhe mungesë të organit jetësor, zemrës”, thuhej në raportin e mjekëve në Tiranë.

Prokurorët e çështjes nëpërmjet një letërporosie i kanë kërkuar homologëve të tyre spanjollë që të nisin hetimet, duke kryer verifikime në spitalin ku ka qënë i shtruar 33-vjeçari Saimir Sula. Organi i akuzës kërkon nga pala spanjolle që të pyeten mjekët dhe infermierët, të cilët kanë dhënë mjekimin për Saimir Sulën, ndërkohë që kërkohet edhe informacion se në çfarë rrethanash është vendosur heqja e zemrës së tij dhe më pas dorëzimi i trupit të pajetë tek familjarët.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img