Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trupat shqiptare dhe amerikane manovra ushtarake në Bizë, Peleshi dhe Kim ndjekin nga afër stërvitjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Peleshi dhe Yuri Kim bashkë në stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare: Jemi shumë krenarë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ditën e sotme kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.

Në përfundim të stërvitjes të trupave SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të cilët kryen një sërë demostrimesh në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, Peleshi u shprehu përgëzimet e tij, të kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar efektivëve për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Peleshi shtoi se me integrimin dinjitoz me kolegët amerikanë po tregojnë çdo ditë dhe më shumë se jemi një vend anëtar i NATO-s.

“Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, tha Peleshi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img