Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Trupat e djegur në rrugë, Ministria e Mbrojtjes ukrainase publikon PAMJET E TMERRSHME dhe i dërgon mesazh rusëve: Armiku s’ka vend në tokën tonë

Lajme të ngjashëm

Prej tre ditësh Ukraina është në luftë dhe po përpiqet me gjithë forcën ushtarake që të ndalojë pushtimin rus. Nga të dyja palët ka pasur humbje nga radhët ushtarake, dhe civilë në rastin e Ukrainës. Së fundmi Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka publikuar një video me pamje shumë të rënda.

Në videon që ka publikuar Ministria shihet disa trupa të pajetë dhe të shkrumbuar të ushtarëve rusë. Edhe pse pamjet janë tmerruese Ministria ka vendosur që pamjet e rënda ti publikojë pamjet duke i përcjellë kështu edhe një mesazh armikut të saj.

“Rrajoni i Kievit. Kolona e Rosgardës u shkatërrua. Armiku nuk ka vend në tokën tonë !!!” thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë që sot Qeveria e Ukrainës i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të heqë nga territori i saj trupat e pajetë të “mijëra” rusëve të vrarë. Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk, tha në një konferencë televizive se “këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare.”

“Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse. Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Iryna Vereshchuk.

Më shumë