Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Trupa të lidhur, të pushkatuar e të kalbur në Bucha, si nisi masakra që zbehu fitoren e ushtrisë ukrainase

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolona ruse e tankeve dhe transportuesve të blinduar të personelit kaloi me shpejtësi përgjatë një rruge banimi në Bucha. Ishte data 27 shkurt. Bëhej fjalë për autokolonën 64 km të gjatë që u fotografua me satelitë në periferi të Kievit. 

Pak kohë më vonë, e njëjta linjë automjetesh ishte në rrënoja, mjete që digjeshin pasi u zunë pritë nga forcat ukrainase. Nuk kishte asnjë shenjë të ushtarëve rusë që ndodheshin në to, ndërsa forcat ukrainase nga ana tjetër i gëzoheshin fitores.

Ata kishin arritur të shkatërronin dhe ngadalësonin përparimin e autokolonës ruse drejt Kievit. Por ajo fitore e Ukrainës do të ishte jetëshkurtër, sepse për rreth një muaj forcat ruse mbajnë të izoluar dhe nën kontroll rajonin e Buchës.

Emri i qytetit periferik është bërë këtë javë kryefjalë për krimet e luftës, pasi rrëfimet e ekzekutimeve, brutaliteti dhe bombardimet pa dallim u shfaqën në të gjitha mediat kur trupat ruse vendosën të tërhiqeshin me shpejtësi.

Kremlini e zhvendosi fokusin e tij larg nga kryeqyteti ukrainas, në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit. Ditët e fundit, Moska ka pohuar, pa prova, se mizoritë në Bucha ishin inskenuar duke i quajtur ato “të rreme” dhe pjesë të një “fushate të planifikuar mediatike”.

Por dëshmitarët që folën për CNN thanë se masakra në qytet filloi javë më parë. Ka pasur gjithashtu raporte për plaçkitje, zhdukje dhe dëshmi të vrasjeve pa dallim të civilëve që nga fillimi i luftës.

Më shumë




spot_img








spot_img