Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Trupa e KPA merr vendimin dhe mbyll seancën, Theo Jacobs kundërshton, mban gjyqtarët në këmbë për të dëgjuar pakënaqësitë e përfaqësuesit të ONM

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mërkurën konfirmoi në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha.

Trupa gjykuese e KPA-së e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, konstatuan se Hoxha nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit: ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Mirëpo duket se me këtë vendim nuk ka qenë dakord përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs.

Pasi trupa gjykuese dha vendimin dhe po largohej, Jacobs ka nisur të flasë duke thënë se shqiptarët meritojnë më shumë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, trupa gjykuese qëndron në këmbë në rresht, teksa dëgjojnë pakënaqësitë e Theo Jacobs. Mirëpo a e di Jacobs se ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë?

Trupa Gjykuese e merr vendimin në emër të Republikës së Shqipërisë dhe pas dhënies së vendimit duhet të largoheshin nga salla e gjyqit dhe jo të qëndronin në rresht, për të dëgjuar Jacobs.

“Si përfaqësues i Ndërkombëtarëve do doja të thoja se unë plotësisht e kundërshtoj këtë vendim. Jo vetëm për përbërjen e tij, por edhe me procesin e vendimmarrjes. Me vjen thellësisht keq se me këtë vendim prish imazhin e një Dhomë (sallë gjyqesh) që deri me tani i kishte mbijetuar vendimeve të vështira.

Drejtësia vihet në vend kur vendimi bazohet vetëm në fakte dhe jo kur ato përshtaten ashtu siç dëshirohet.

Reformat në Drejtësisë dhe procesi i mbrojtjes janë ata që qytetarët shqiptarë duan, por ata meritojnë më shumë dhe më mirë se sa këto vendime” tha Jacobs në fjalën e tij para trupës gjykuese.

Më shumë


spot_img








spot_img