Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Trump shokon me deklaratën: Rreze ultravjollcë ose dezinfektues të injektohen në trup për të vrarë koronavirusin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Donald Trump në një konferecë për shtyp  sugjeroi që  rrezet ultravjollcë, ose dezinfektues të injektohen në trup për të vrarë koronavirusin.

Propozimet e presidentit të Amerikës janë kritikuar ashpër nga ekspertët të cilët e kanë quajtur propozime të papërgjegjshme dhe të rrezikshme  pasi mund të shtyjë shumë njerëz të injektojnë në shtëpitë e tyre dezinfektues vrasës.

‘BBC’ raporton se një zyrtar kishte thënë se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi njihen si lëndë vrasëse të virusit, por mund të jenë helmuese nëse gëlltiten. Sakaq, ai ka thënë se edhe ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Mjekët paralajmëruan që idea e presidentit mund të ketë rezultate fatale. Pneumologu Vin Gupta tha se këtë metodë njerëzit e përdorin kur duan të bëjnë vetëvrasje.

Kujtojmë që deri më tani në SHBA mbi 50 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa 869.127 janë të infektuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img