Hapësire reklamuese

Bota

Trump refuzon t’i jap dorën Merkel, shihni reagimin e kancelares (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Presideni amerikan Donald Trump ka refuzuar t’i jap dorën kancelares gjermane Angela Merkel, kur po fotografoheshin brenda “Shtëpisë së Bardhë”.

Ka qenë fillimisht fotografët që kanë kërkuar që dy liderët t’i jepnin dorën njëri-tjetrit, por Trump nuk bën asnjë lëvizje. Në këtë situatë, Merkel merr inisiativën dhe e pyet presidentin nëse dëshironte të shtrëngonin duart, por ai refuzon duke mos i kthyer asnjë përgjigjje.

Mimika në fytyrën e Merkelit tregon habinë e saj për këtë veprim të Trump.

Presidenti Trump është kritikuar shpesh për mënyrën se si takon liderët e huaj, duke i shtrënguar dorën dhe duke i tërhequr fortë nga vetja. 

Lexo edheTrump shfrytëzon konferencën e përbashkët për të paralajmëruar Merkelin

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.