Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
32 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trump për konfliktin Izrael-Palestinë: Kur isha unë president, atje kishte paqe. Biden po tregohet i dobët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një deklaratë për mediet, Trump bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje nga Izraeli dhe Palestina, si dhe u kërkoi të dy palëve të shmangin vdekjet civile.

Ai akuzoi pasardhësin, presidentin Joe Biden për mungesë mbështetje për shtetin hebre të Izraelit, duke thënë se po tregohet i dobët dhe se bota është e pasigurt tanimë në drejtimin e administratës së tiij.

“Në udhëheqjen e Biden, bota po bëhet më e dhunshme dhe më e paqëndrueshme sepse dobësia dhe mungesa e mbështetjes së Biden për Izraelin po çon në sulme të reja ndaj aleatëve tanë”, tha Trump në një deklaratë.

Ish-presidenti amerikan e cilësoi si “Presidenca e Paqes” periudhën kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Amerika duhet të qëndrojë gjithmonë me Izraelin dhe të bëjë të qartë se palestinezët duhet t’i japin fund dhunës, terrorit dhe sulmeve me raketa, dhe të bëjë të qartë se SHBA gjithmonë do të mbështesë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, ka thënë Trump.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img