Kandidati Republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke komentuar sulmin e Orlandos në historinë e SHBA-së, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.
Trump, i është kthyer edhe një herë propozimit të tij për të nadluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave ndërkombëtare, kjo thirrje erdhi disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Floridës.
Në një postim të Trump në rrjetin social “Tëitter” ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”. “Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë e ashpër”, shkruan Trump.
Në të njëjtën kohë, Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.