Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Trump padit mbesën dhe 3 gazetarë të “New York Times” për artikujt mbi pasurinë dhe taksat e familjes së tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ngritur një padi ndaj mbesës së tij Mary Trump dhe “New York Times”, lidhur me shkrimet për pasurinë dhe taksat e familjes së tij në vitin 2018, ku kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në padinë e ngritur nga Trump, thuhet se Mary Trump dhe tre gazetarët Susanne Craig, David Barstoë dhe Russell Buettner ishin përfshirë në një komplot tinëzar për të siguruar akses në dokumente të rezervuara dhe se vepruan për hakmarrje personale.

“Të pandehurit u përfshinë në një komplot tinëzar për të marrë të dhëna konfidenciale dhe shumë të ndjeshme të cilat i shfrytëzuan për përfitimin e tyre dhe i përdorën si mjet për të legjitimuar në mënyrë të rreme veprat e tyre të publikuara”, thuhet në padi.

Mary Trump, 56-vjeçe akuzohet se iu dorëzoi dokumentet gazetarëve. Ajo është vajza e Fred Trump Junior-it, vëllait të Donald-it, e cila njihet si kriktike e fortë e xhaxhait dhe vitin e kaluar publikoi librin me titull: “Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Në këtë libër ajo pohon se ishte “burimi” sekret që kaloi të dhënat financiare te “Neë York Times”, përfshirë deklaratat e të ardhurave të Fred Trump-it, gjyshit të saj. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img