Trump nuk kursen BATUTAT, përplaset me Macron dhe kritikon ashpër Aleancën në samitin e Londrës

Publikuar tek: bota, më 17:49 03-12-2019 Trump nuk kursen BATUTAT, përplaset me Macron dhe kritikon ashpër Aleancën në samitin e Londrës Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trum është treguar i ashpër me disa shtete anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), gjatë Samitit në Londër, dhe s’ka kursyer as talljet me shtetet e tjera.

Megjithëse vetë Trump ka kritikuar NATO-n disa muaj më parë, presidenti amerikan iu përgjigj ashpër homologut francez Emmanuel Macron, pas komenteve të këtij të fundit se Aleanca ka pësuar “vdekje klinike”.

I pyetur në lidhje me luftëtarët e ISIS nga Europa që janë kapur në Siri, Trump tha se është i gatshëm t’ia dërgojë disa Francës.

A dëshironi disa luftëtarë të mirë të ISIS? Mund t’ju sjell disa. Mund t’i merrni të gjithë nëse dëshironi”, tha Tump.

Ndërsa Macron insistoi se numri i luftëtarëve të ISIS nga Europa është i vogël.

Por Trump nuk kurseu as kritikat ndaj Aleancës

Vendi që përfiton më pak nga NATO janë Shtetet e Bashkuara. E vetmja herë kur dispozita e NATO-s për Artikullin 5 për mbrojtjen e përbashkët u ekzekutua ishte me kërkesë të SHBA pas sulmeve të 11 Shtatorit”, tha ai.

I pyetur për mos përmbushjen e 2% të buxhetit për mbrojtjen nga disa shtete Trump iu përgjigj gazetarëve.

Pyetje: Ju i keni quajtur vendet anëtare të NATO-s si delikuente për të mos përmbushur standardin 2%. Ku do ta vendosnit Kanadanë?

Presidenti Trump: Pak delikuent.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Macron sulmon Turqinë në Samitin e NATO: Ndonjëherë bashkëpunon me ISIS, teknikisht s’janë anëtarë nëse blejnë sistem raketor nga Rusia
Senatorja Kamala Harris heq dorë nga gara presidenciale në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.011538982391357
array(1) { ["section"]=> string(101) "trump-nuk-kursen-batutat-perplaset-me-macron-dhe-kritikon-ashper-aleancen-ne-samitin-e-londres-188282" }