Trump në pritje të rezultatit, Prokurori Mueller mbyll hetimin për ndikimin e Rusisë në zgjedhje

Publikuar tek: bota, më 20:32 23-03-2019 Trump në pritje të rezultatit, Prokurori Mueller mbyll hetimin për ndikimin e Rusisë në zgjedhje

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka përfunduar hetimin e tij thuajse dyvjeçar rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe rreth një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë të fuashtës Trump me Rusinë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se zoti Mueller i dorëzoi të premten raportin e tij përfundimtar kreut të këtij departamenti, Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, i cili po e shqyrton.

Sipas një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë, zoti Mueller nuk do të rekomandojë ngritje aktakuzash të tjera në hetimin për Rusinë.

Raporti i zotit Mueller, ende konfidencial, pritet të shndërrohet në një arenë për beteja të ashpra publike që do të vijojnë.

Hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren pas dorëzimit të raportit të shumëpritur do të varen tani nga Prokurori i Përgjithshëm Barr, nga Kongresi dhe, me shumë gjasë, gjykatat federale.

Nuk është e qartë se sa pjesë të raportit do t’i vihen në dispozicion publikut ose do t'i jepen Kongresit. Zoti Barr ka thënë se do të hartojë raportin e tij ku do të përmbledhë faktet e gjetura nga zoti Mueller.

Hetimi i zotit Mueller ka hedhur hije mbi presidencën Trump dhe ka rezultuar në akuza kriminale kundër 34 personave, duke përfshirë gjashtë vetë që shërbenin në ekipin e fushatës së zotit Trump. /VOA

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miratohet ligji i ri, Gjermania në ndihmë të familjeve të varfra
Brexit: Mijëra protestues në Londër bëjnë thirrje për referendum »
Article Logic
Execution time: 0.01087498664856
array(1) { ["section"]=> string(102) "trump-ne-pritje-te-rezultatit-prokurori-mueller-mbyll-hetimin-per-ndikimin-e-rusise-ne-zgjedhje-157625" }