Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Trump merr mandatin e dytë, tashmë kemi 2 Amerika”, Alfred Cako shpjegon se si do të shpallet fitues presidenti në detyrë i SHBA-së

Shkruar nga Newsbomb
Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako vazhdon t’i qëndrojë mendimit të tij se Donald Trump do të marrë mandatin e dytë si president i SHBA, edhe pse ky i fundit humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përballë republikanit Joe Biden.

Sipas tij, ka vetëm 10% mundësi që Joe Biden të vihet në krye të Shtëpisë e Bardhë, ndërsa shton se Trump do të vazhdojë mandatin e dytë por vetëm për 2 vite dhe do të kërkojë zgjedhje të tjera 4 vjeçare, ku këto 2 vite do të konsiderohen si vitet e emergjencës dhe luftës kundër përfaqësuesve të Great Reset në SHBA.

Ai tregon edhe se si do të realizohet përmbysja e Trump, duke u shprehur se në datën 6 janar do të mblidhen dy Dhoma të Kongresit që do të ndahen në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, të cilat nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Do të vendoset që në 6 ose 7 shtete të ketë një auditim të rezultatit zgjedhor, i cili do të zgjasë 10 ditë, pra fillon në 7 janar dhe përfundon të dielën e 17 janarit, që do të thotë se emrin e presidentit të ri të SHBA do ta mësojmë në 18 janar.

Postimi i plotë:

Kur do zgjidhet Presidenti?

E di qe shume nga ju do te thoni: Cfare po flet? Presidenti u zgjodh me dt. 3 nentor nga populli dhe fitoi Biden.

Ja u kam sqaruar se ky eshte nje opsion, por qe ka pak gjasa qe te ndodhe, ndoshta 10%. Tash nuk ka nje Amerike por 2 amerika.

 Opsioni tjeter ose 90% eshte qe Trump te vazhdoje mandatin e dyte, ndoshta 2 vjecar dhe do kerkoje zgjedhje te tjera 4 vjecare ku keto 2 vjet do konsiderohen si vitet e emergjences dhe luftes kunder perfaqesuesve te Great Reset ne USA dhe denimit te tyre per tradheti te larte e bashkepunim ne manipulimin zgjedhor ne zgjedhjet presidenciale te SHBA.

Ju do te pyesni se si mund te realizohet kjo? Une ja u kam shpjeguar ne nje shkrim te meparshem mekanizmin por po bej nje specifikim se kur mund te shpallet presidenti i ri i SHBA.

Mekanizmi eshte ky: ne dt 6 janar mblidhen dy dhoma te Kongresit te cilat do ndahen Dhomen e Perfaqesuesve dhe Senat dhe do marrin vendim per te mos pranuar vendimin e Elektoreve te dt.16 dhjetor.

Do vendoset qe ne 6 ose 7 shtete do te kete nje auditim te procesit dhe rezultatit zgjedhor. Kete auditim 10 ditor do ta drejtoje nje Komision mikst i dy dhomave te Kongresit me nga 5 antare secila dhe nje grup prej 5 antaresh te Gjykates Supreme. Pra komisioni do te kete 15 antare gjithesej dhe periudha e auditimit do te zgjase 10 dite, pra fillon ne dt.7 janar dhe mbaron ne dt.16 ose 17 janar diten e djele dhe ndoshta diten e hene dt.18 mblidhet perseri Kongresi me dy dhomat qe shpall kush do te jete Presidenti i ri i SHBA.

Pra emrin e presidentit do ta mesojme maksimumi ne dt. 18 janar dhe ne dt. 20 Presidenti do beje betimin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.