Trump krenohet me marrëveshjen e Uashingtonit: Po i ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:35 20-09-2020 Trump krenohet me marrëveshjen e Uashingtonit: Po i ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO) Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore është mburrur me marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes këtyre dy vendeve.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Kjo është pjesa e videos ku ai flet për Kosovën, ndërkohë që është bërë virale në rrjetet sociale:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza që përloti botën/ Vajza befason nënën e sëmurë me kancer, i shkon në spital e veshur me fustan të bardhë
Aksidentohet autobusi i të rinjve, 6 futbollistë të vdekur dhe shumë të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.010715007781982
array(1) { ["section"]=> string(111) "trump-krenohet-me-marreveshjen-e-uashingtonit-po-i-ndalojme-vrasjet-masive-mes-kosoves-dhe-serbise-video-221036" }