Trump kërcënon Kinën: SHBA mund të ndërpresë raportet me Pekinin

Publikuar tek: bota, më 09:37 15-05-2020 Trump kërcënon Kinën: SHBA mund të ndërpresë raportet me Pekinin Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vazhduar me akuzat ndaj Kinës për trajtimin që i ka bërë koronavirusit.

Kësaj radhe Trump ka kërcënuar se do do t’i japë fund marrëdhënieve tregtare me Pekinin. Në një intervistë për 'Fox Business', Trump tha se ishte shumë i zhgënjyer nga dështimi i Kinës për trajtimin e Covid-19 dhe se po mendonte që marrdhënjet tregtare me Pekinin të ndërpriten.

“Ata nuk duhet ta lejojnë kurrë të ndodhë. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë dhe ne mund të ndërpresim tërë marrëdhënien me ata," tha Trump.

Analistët kanë thënë se kanë frikë se situata e tensionuar mes dy palëve mund të rrezikojë marrëveshjen tregtare SHBA-Kinë.

Kujtojmë që SHBA deri më tani është vendi më i 'goditur'  nga koronavirusi ku 85,906 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,417,889 janë të infektuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy javë pa raste të reja me COVID-19, ky shtet europian shpall fundin e pandemisë
»
Article Logic
Execution time: 0.011414051055908
array(1) { ["section"]=> string(70) "trump-kercenon-kinen-shba-mund-te-nderprese-raportet-me-pekinin-206450" }