Hapësire reklamuese

Bota

Trump ftoi Rusinë të sulmonte aleatët, NATO: Jemi të gatshëm të mbrojmë çdo anëtar!

Shkruar nga Newsbomb

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual për t'u rizgjedhur, Donald Trump ka bërë një deklaratë të papranueshme kur është shprehur se do të "inkurajojë" Rusinë që të sulmojë cilindo nga aleatët e Amerikës në NATO, të cilët ai konsideron se nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Gjatë një fjalimi 70 minutësh në Harrisburg, Pennslyania, Trump kujtoi se çfarë i kishte thënë kreut të një shteti evropian në një takim të paspecifikuar të NATO-s, në kohën kur ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai nuk tregoi emra dhe as vendin e takimit.

“Një nga presidentët e një vendi të madh u ngrit dhe tha: 'Epo, zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do ta mbroni? Ne?' I thashë: 'Nuk ke paguar, je delikuent? Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguash. Ju duhet të paguani faturat tuaja", tregoi Donald Trump.

Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të menjëherësh të Shtëpisë së Bardhë, duke i qiajtur deklaratat "të tmerrshme" dhe që rrezikonin "sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë tonë në vend”.

[caption id="attachment_768031" align="alignnone" width="837"]Ish-presidenti i SHBA/ Donald Trump Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump[/caption]

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi gjithashtu komentet e ish-presidentit Donald Trump, duke theksuar se aleanca më e fuqishme ushtarake e botës ishte e gatshme dhe aftë të mbronte cilindo nga anëtarët e saj.

“Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar. Unë pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s", është shprehur ai.

Stoltenberg se NATO mbetet “e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët”.

Këto deklarata të një ish-presidenti dhe një kandidati që garon për t'u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë kanë nxitur reagime të forta nga shumë liderë të tjerë evropian. Ministri polak i mbrojtjes, Wladysłaë Kosiniak-Kamysz ka theksuar se angazhimi i aleancës është konkret.

"Motoja e NATO-s 'një për të gjithë, të gjithë për një' është një angazhim konkret. Minimi i besueshmërisë së vendeve aleate do të thotë dobësim i gjithë NATO-s. Asnjë fushatë zgjedhore nuk është një justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës", ka shkruar Kosiniak-Kamysz.

[caption id="attachment_768414" align="alignnone" width="846"]Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg[/caption]

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shkroi "deklaratat e pamatura" për sigurinë dhe solidaritetin e NATO-s i shërbenin vetëm interesave të presidentit rus, Vladimir Putin.

"Ato nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë", tha Michel. “Përkundrazi, ata ritheksojnë nevojën që BE-ja të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj. Dhe për ta mbajtur të fortë aleancën tonë.”

Komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton, i tha kanalit televiziv francez LCI se komentet e Trump për shpenzimet ushtarake nga anëtarët e NATO-s nuk ishin të reja. "Ne e kemi dëgjuar këtë më parë ... Asgjë e re nën diell," tha ai.

Breton tregoi se rrëfimi i Trump për takimin me liderët e NATO-s ishte i pasaktë. “Ndoshta ka një problem të vogël me kujtesën e tij – në fakt ishte një presidente femër, jo e një vendi por e Bashkimit Evropian”, tha Breton, duke iu referuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe një bisede që ajo pati me Trump në vitin 2020.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese