Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Trump flet para mijëra protestuesve në Uashington: Vjedhja e zgjedhjeve, më e madhja në historinë e SHBA-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b39b1dfbc49cf7b2350bb9c19961461

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vijon të jetë kokëfortë.  

Përpara një turme mbështetësish në Ëashington, kandidati republikan tha se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale karshi demokratit Joe Biden, duke pretenduar sërish, pa ofruar fakte, se procesi ishte i manipuluar.

Një gjë të tillë Trumpi e tha gjatë adresimit para përkrahësve, duke u zotuar njëherësh për hakmarrje ndaj politikanëve republikanë që nuk i mbështetën pretendimet e presidentit për manipulim të zgjedhjeve.

Protestuesit kanë insistuar se presidentit Trump i është bërë padrejtësi nga ana e demokratëve. Më herët, Trump ka pasur përplasje me zëvendësin e tij, Mike Pence, lidhur me çështjen e votave.

Pence e kishte njoftuar presidentin Donald Trump se nuk e ka autoritetin për të bllokuar certifikimin e presidentit të zgjedhur Biden, kur Kongresi të përfundojë votat elektorale.

Presidenti republikan ka ashpërsuar presionin ndaj tij për ta përmbysur rezultatin zgjedhor, duke e paralajmëruar se do të dëmtohej politikisht nëse refuzon të bllokojë certifikimin. Ndërkaq, Trump është shprehur se këto zgjedhje ishin vjedhja më e madhe në historinë e SHBA-së.

Ndërkaq, gjërat nuk kanë shkuar mirë për republikanët edhe në betejën për kontrollin e Senatit. Kandidati demokrat, Raphael Ëarnock, ka fituar një nga dy ulëset që ia siguron shteti i Georgias në Senatin e SHBA-së, në zgjedhjet e mbajtura të martën.

Mirëpo, me gjithë fitoren, demokratët ende nuk kanë siguruar kontrollin mbi Senatin. Demokratëve u duhet të fitojnë edhe ulësen e dytë nga ky shtet.

Vendimtar tani mbetet rezultati i betejës mes demokratit Jon Ossof dhe republikanit David Pardue.

Aktualisht republikanët kanë avantazh 50-48 në Senat dhe në këto kushte, certifikimi i fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit vihet seriozisht në rrezik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img