Hapësire reklamuese

Bota

Trump fiton në Gjykatën e Lartë,kandidat legjitim për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Trump fiton në Gjykatën e Lartë,kandidat legjitim për

"Fitoi Amerika” – kështu është shprehur ish-presidenti Donald trump pas vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA.

Gjykata Supreme e SHBA-ve ka rrëzuar kërkesën e Kolorads për të ndaluar Donald Trump të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Ajo ka rrëzuar përpjekjet e shteteve individuale për të skualifikuar Trump nga votimi paraprak republikan.

Vendimi i Kolorados u rrëzua nga Gjykata e Lartë federale sot 4 mars 2024. Ai vendim vuri në dukje veprimet e Trump rreth sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij, por në vendimin e tyre të shpallur të hënën në mëngjes, gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi ka fuqinë për të zbatuar dispozitën, jo shtetet.

Vendimi i Gjykates Supreme  vjen vetëm një ditë para “Super të Martës” së famshme, pra ditën kur mbahen zgjedhjet paraprake në 16 shtete vendimtare të SHBA-së për nominimin e kandidatëve të partive Demokratike dhe Republikane, përfshirë Koloradon.

Vendimi unanim i jep një shtysë të madhe ish kreut të shtëpisë së bardhë i cili megjithatë mbetet kandidati kryesor brenda republikanëve.

Vendimi e bën të qartë se Kongresi, jo Shtetet, duhet të vendosin rregulla për mënyrën sesi mund të zbatohet dispozita e Amendamentit të 14-të. Reagimi i parë i Trump ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë erdhi përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, në të cilën ai shkroi: “Fitore e madhe për Amerikën”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese