Gjatë konferencës së mbajtur me Blinken, kreu i qeverisë Rama ka prekur një temë delikate, siç është zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e Trump për NATO-n dhe Putin ai tha “Trumpi është Trumpi, por mendoj se SHBA-të janë më shumë se kaq.
“Politika amerikane ditët e sotme nuk është në maksimumin e vetë, por diçka dua ta them, kam pasur privilegjin të jem kryeministri i Shqipërisë në NATO, kur aty ishte edhe ish-presidenti dhe pavarësisht retorikës, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s. Përkundrazi. Janë zgjedhjet, Trumpi është Trumpi, por mendoj se SHBA-të janë më shumë se kaq.
Ajo që e bën unike SHBA-të në mbarë botën është se SHBA-të kurrë nuk do u largohen parimeve dhe vlerave që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, veçse nga heqja dorë nga mbrojtja e vetes sonë, duke mohuar të drejtën e ukrainasve që të jetojnë në vendin e tyre. Kjo do hapte kutinë e pandorës, por duhet të shohim nga e ardhmja. Nuk mendoj që NATO do të dobësohet dhe SHBA do t’i ikë rolit të tyre dhe udhëheqjes së tyre. Kur zgjedhjet të përfundojnë cështjet amerikane janë amerikane”, deklaroi Rama.
Lexo edhe: Pse nuk u takuat me opozitën? Ja si përgjigjet Antony Blinken
Lexo edhe: Reforma në drejtësi, Blinken: Anëtarë të krimit janë duke përfunduar në gjyq