Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Trump anulon takimin, Koreja e Veriut e gatshme të bisedojë me SHBA-në: Jemi të hapur në çdo kohë e çdo mënyrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas anulimit të takimit me liderin verikorean, Kim Jong Un, nga presidenti i SHBA, Donald Trump, Koreja e Veriut tha se është e gatshme për bisedime. Koreja e Veriut tha se është e gatshme për bisedime, edhe pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi papritur një takim me liderin verikorean, Kim Jong Un, i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, iu përgjigj të premten njoftimit të Trumpit, duke thënë se Phenjani mbetet i hapur për zgjidhjen e çështjeve me Uashingtonin “në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”.

Gwan tha se vendimi i Trumpit ka qenë “i papritur” dhe për “keqardhje”. Sipas tij, anulimi i bisedimeve tregon se sa i rëndë është statusi i marrëdhënieve historike armiqësore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së dhe sa urgjentisht duhet të zhvillohet një samit për t’i përmirësuar këto marrëdhënie.

“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gwan.

Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”, shkroi Trump në letrën dërguar Kimit.

 

Më shumë

spot_img