Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Tropojania kalon Covidin dhe falenderon mjekët: Sot që po dal dhe çdo ditë që do marr frymë, do kujtohem të them faleminderit! (LETRA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c32fcd9854cfa580a6393c81378c2a65

Fatmira Memiaj, një qytetare nga Tropoja e prekur me Covid-19, falenderon mjekët dhe gjithë stafin e spitalit ku u kurua, për ndihmën dhe kujdesin e treguar gjatë ditëve që ajo ishte e shtruar.

Në letrën e siguruar nga newsbomb.al, tropojania falenderon veçanërisht Dr.Francin (në letër emri i mjekut nuk kuptohet qartë) dhe thotë se çdo ditë që do të marrë frymë do të kujtohet t’i thotë faleminderit.

Ajo falenderon në letrën e saj dhe pjesën tjetër të stafit, që janë kujdesur për të sapo ka mbërritur nga Tropoja me ambulancë. “Stafi mjekësor atë natë më është gjendur pranë gjithë natën pa përtesë dhe kjo më bëri të ndjehem më mirë nga gjendja shëndetësore, por dhe shpirtërore”, shkruan ndër të tjera Fatmira Memiaj në letrën falenderuese për mjekët dhe stafin mjekësor.

Pjesë nga letra:

Erdha nga Tropoja me ambulancë pranë spitalit tuaj, gjeta gatishmërinë dhe kujdesin sapo hyra në urgjencë. Kalova në pavion atë natë me dhimbje të mëdha në trup edhe me mendime si do të kaloja këtë sëmundje të pabesë.

Stafi mjekësor atë natë më është gjendur pranë gjithë natën pa përtesë dhe kjo më bëri të ndjehem më mirë nga gjendja shëndetësore, por dhe shpirtërore.

Duke filluar me mëngjesin e parë psikologjia e spitalit më foli aq butë, aq qetë dhe me fjalë bindëse sa largoj nga unë çdo dyshim dhe më bëri ta shoh çdo gjë me besim e fitore në fund. E falenderoj!

-Prania dhe prezantimi i Dr. Francit (nuk kuptohet mirë emri në letër)

Fjalët, shpresa, besimi dhe siguria e shërbimi që më ofroi. Kontakti i tij me mua çdo ditë, disa herë më bën që unë shumë shpejt të besoj që do të shërohem edhe pse kisha shumë diagnoza të tjera të kaluara gjatë jetës time.

Ndaj sot që po dal dhe çdo ditë që do të marr frymë do të kujtohem të them: Faleminderit Dr. Franci.

157669092_258025952612891_1352533238791367933_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img